
Me këngën e fundit “Love Story”, ai deklaroi se do u prekte telat të gjitha femrave, që ende besojnë te dashuria. Por në të njëjtën kohë, në këtë klip, Arkimed Lushaj (Stresi) bëri një betim, ku me anë të tekstit pohonte: “Love Story nuk du me bo më”. Kështu që ai vazhdon tashmë aventurat e tij me femra, duke e shijuar në maksimum jetën e natës. Paparaci ynë e ka fotografuar në një club nate së bashku me mikun e tij këngëtar, Emiljano, të grupit “Pa kufijt” në shoqërinë e disa femrave brune seksi, duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit. Në këto foto duket se me asnjërën prej tyre nuk kanë ndonjë lidhje serioze, përveç argëtimit në jetën e natës. Në fakt, paparaci e ka fotografuar herë pas here Stresin në shoqërinë e femrave të ndryshme. Ai është fotografuar gjithmonë me shokun e tij më të ngushtë, Emiljanon. Nuk e dimë nëse ai po punon për ndonjë këngë tjetër pas “Love Story” me muzikë të Flori Mumajesit. Stresi i kishte shkruar vetë vargjet e kësaj kënge, duke u bërë dhe protagonist i skenave të klipit, të ideuar ndryshe nga ç’e kishim parë në klipin “Lambo”. Stresi është një nga reperat që e jeton jetën në maksimum dhe ndaj rastet për ta fotografuar natën kanë qenë më të shpeshta. Së fundi, gazeta “Panorama” publikoi fotot në Tiranë me këngëtaren nga Prishtina, Nora Istrefi.
Në fotot që shihni, dy këngëtarët shfaqen shumë të hapur për të bërë lojëra erotike me vajzat në publik, të cilat nga ana e tyre po ashtu nuk kanë asnjë lloj kompleksi për t’u trajtuar si kukulla në duart e tyre. Duket se edhe shijet nuk i kanë keq për femrat, pasi të gjitha janë të veshura në mënyrë shumë ekstravagante, kanë trupa të bukur dhe elegantë, ashtu si vajzat që ata zgjedhin për figurante në klipet e tyre. Stresi dihet që ka shumë fanse të gjinisë femërore, kryesisht adoleshente dhe rreth të 20-ave. Madje, kjo është arsyeja që ai në këngët e tij të fundit i trajton me delikatesë ato. Ndryshe u shfaqën Stresi dhe Emiljano në klipin e tyre “Bad Boys in town”, një klip, që më shumë se historisë së një kënge, i ngjasonte një filmi aksion. Arkimed Lushaj dhe miku i tij këngëtar, Emiljano, tërhoqën vërtet vëmendjen e kalimtarëve në rrugë, kur u shfaqën në qendër të Tiranës si dy grabitës të vërtetë bankash, të mbuluar me maska dhe me armë në dorë. Ky klip, që ngriti në kult paranë, u pasua nga klipe të tjera të tyre që u jepnin rëndësi femrave. Ata konsiderohen repera të vërtetë, përderisa në këngën e tyre pasqyrojnë histori nga jeta reale.
No comments:
Post a Comment