Saturday, October 19, 2013

Intervistë me Arkimed Lushaj-Stresi

 

 

“Shumë shpejt koncert në trevën tuaj,ju premtoj”
Kristjan Gj. Dukaj
Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi është një nga këngëtarët më të përfolur të estradës shqiptare. Është i njohur për këngët e shumta që bën, ku me këto dy të fundit : Lambo dhe Love Story ka arritur një suskses goxha të madh. Gjithashtu edhe këngët e shumta me labelin BabaStars e kanë ngritur atë në një skënë më të madhe të muzikës shqiptare.
Përshëndetje Arkimed, faleminderit që pranuat të jeni pjesë e kësaj interviste. Ju lutëm,për të gjithë fansat tuaj na tregoni : Sa e vështirë është jeta e një reperi si Ju ?
Stresi: Jeta e një reperi si unë sështë aspak e veshtirë tani, më parë ka qenë pak e veshtirë për mu, por tash sasht ma…
K.D: Kur keni qenë adoleshent,ka qenë ëndrra juaj të jeni këtu ku jeni sot ?
Stresi: Që i vogël preferojta të bëhesha një këngëtar i madh dhe klas për të gjithë njerëzit në Shqipëri që degjonin muzikën hip hop.
K.D: Lambo ? Kënga që e bëri Stresin shumë të njohur.Sa jeni i kënaqur me këtë këng?
Stresi: Kënga që super më pëlqeu shumë si dhe mbeta shumë i kënaqur që Flor Mumajesi më bëri një këng super ashtu siç e desha unë.
K.D: Përse vendosët të bashkoheni në një label si BabaStars?
Stresi: Sepse atje bëjnë pjesë shumë këngëtar të mirë dhe të dëgjueshëm në rrepin shqipëtarë, si Getoar Selimi, Visar Shala,Cozman,Tuna,Tds etj., prandaj u bashkova me ta dhe do ishte turp me refuzu një grup labeli si baba stars.
K.D: Sa ju ka nidhmuar antarsimi në këtë grup,për të zmadhuar famën tuaj ?
Stresi: Antarësimi në këtë grup më ka ndihmuar shumë, sespe aty e ndieja veten si në shtëpinë time dhe bashkëpunimet me ta ishin super dhe jo për te zmadhuar famën time.
K.D: Mendoni që kënga LoveStory-është kënga juaj më e mirë deri më tani ?
Stresi: Po vërtet “Love Story” është kënga ime më e pëlqyer tani për tani, por premtoj që do kem dhe super bashkpunime të tjera si me Fjolla Morinen “tym-tym “me klip që do regjistrohet në Prishtinë dhe shumë hite të tjera që do bëjn buj në rrepin Shqiptarë dhe hip hop.
K.D: Elvana Gjata apo Tuna ?
Stresi: Elvana Gjata.
K.D: Mendoni që fansat ju adhurojnë si Artist apo si BadBoy?
Stresi: Unë mendoj që ata më adhurojnë dhe si artist dhe si badboy/
K.D: Çfarë bëni në kohë të lirë ?
Stresi: Kohën e lirë e ndaj me miqtë e mi (këngëtar,shokët,miqt,dhe familjart e mi).
K.D: Jeni adhurues i leximit të librave të ndryshëm ?
Stresi: Po leximi i librave më pëlqen shumë dhe shpeshherë lexoj libra..
K.D: Keni vizituar ndonjëherë Malin e Zi ?
Stresi : Nuk e kam vizituar ndonjëherë po ju premtoj që do jem shumë shpejt tek Ju..
K.D: Kur mund të presim një koncert nga Ju në këto treva ?
Stresi: Mund të prisni një koncert nga unë shumë shumë shpejt në trevën e tuaj ju premtoj.
Faleminderit shumë për intervistën Kristjan,Ishte kënaqësi e Imja tju përgjigjesha pyetjeve tuaja.
Me Respekte Arkimed Sali Lushaj a.k.a Stresi

 

No comments:

Post a Comment